Vakanca në Kushtetuese, ja kandidatët në garë për të zëvendësuar Vitore Tushën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Mars 2022, 09:38
Gjykata e Lartë ka publikuar listën e aplikantëve për vakancën e krijuar në Gjykatën Kushtetuese pas mbarimit të mandatit të Vitore Tushës.
Kandidatët që kanë paraqitur interes për plotësimin e vakancës janë:
1. Brunilda Kadi
2. Elsa Miha
3. Holta Zaçaj
4. Juliana Latifi
5. Sandër Beci
Lista e kandidatëve, si dhe dokumentacioni i paraqitur prej tyre i janë dërguar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vlerësimin e kushteve dhe kritereve të emërimit të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

