Autoboti në flakë, incidenti në autostradën Levan-Vlorë

Një autobot që transportonte çimento është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në hyrje të autostradës Levan-Vlorë, në afërsi të fshatit Qarr.

Sapo kanë konstatuar flakët në pejsën e gomave, drejtuesit e autobotit kanë hapur krahun buzë autostradës.

Menjëherë është njoftuar reparti i zjarrfikëses së Fierit dhe në vendin e ngjarjes janë dërguar dy zjarrfikëse që kanë neutralizuar flakët.

Pranë vendit të ngjarjes kanë mbërritur dhe punonjësit e policisë, të cilët kanë evituar trafikun në autostradë.

Nga zjarri nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

Autoboti në flakë, incidenti në autostradën