Henze: Rama të distancohet nga projekti ruso-serb, Open Balkan, me NATO-n apo Rusinë?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Mars 2022, 21:57
Në Drejt nga Luan Rama në RTV Ora, këshilltari ekonomik i CDU-së Martin Henze u shpreh se Shtetet e Ballkanit duhet të vendosin se ku do qëndrojnë, janë përkrah NATO-s apo Rusisë dhe Serbisë.
Ai theksoi se kryeministri i vendit tonë Edi Rama duhet të distancohet nga projekti Open Balkan, që e quajti si ruso-serb.
Martin Henze: Shtetet e Ballkanit duhet të vendosin se ku do qëndrojnë, janë përkrah NATO-s apo Rusisë dhe Serbisë. Rama duhet të distancohet nga projekti ruso-serb, Open Balkan. Ballkani të vendos se ku qëndron. Në anën e Putin apo popullsisë civile?

