Reshje shiu dhe bore, ja parashikimi i motit për sot

Pjesa e parë e ditës do të jenë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat jugore të Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb, por në pjesën e dytë të ditës pritet që vranësirat gradualisht të shtohen duke sjellë reshje të pakta dhe të izoluara shiu në ultësirën perëndimore.

Ndërsa në zonat malore do të kemi reshje të pakta dëbore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 15°C.

Era do të fryjë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.