Rusia do të dënojë nga 3 në 15 vjet ata që përhapin informacione “të rreme” për ushtrinë ruse në Ukrainë

Dhoma e Ulët e Parlamentit rus ka miratuar të premten një ligj që dënon me burgim ata që përhapin informacion “të rremë” për forcat e armatosura.

Ligji, i miratuar nga Duma Ruse, në leximin e tretë dhe të fundit, ka prezantuar dënime me burg për ata që me qëllim përhapin informacione të rreme për forcat e armatosura, të cilat kanë ndikim serioz, është thënë në dokumentin rus, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.

Sipas këtij ligji ata që zbulohen se kanë shkelur ligjin duke përhapur të ashtuquajturin "informacion të rremë" në lidhje me veprimet e forcave të armatosura ruse në Ukrainë përballen me deri në tre vjet burg.

Nëse publikohet si pjesë e një ‘grupi të organizuar’ ose përdor ‘prova të rreme’, dënimi maksimal rritet në 10 vjet burg. Nëse do të çojë në ‘pasoja të rënda’, autorët do të përballen me 15 vjet burg.

Mendohet se ky ligj i ri do të ketë një efekt të madh tek njerëzit për të shkëmbyer informacione rreth asaj që po ndodh në të vërtetë në Ukrainë, pasi Kremlini vazhdon të minimizojë veprimet e tij ndaj popullsisë ruse.