Henze: Rezoluta e OKB-së do të ndikojë në Rusi, Putin do të mbesë vetëm

Në Drejt nga Luan Rama në RTV Ora, këshilltari ekonomik i CDU-së Martin Henze u shpreh se Gjermania ka vendosur me qeverinë dhe popullin e saj të mbështesë demokracinë në Evropë.

Ai tha se rezoluta e OKB-së pati vetëm pesë shtete kundër dhe se ky vendim do të ndikojë, e se Rusia do të mbesë vetëm.

Martin Henze: Gjermania ka vendosur me qeverinë dhe popullin e saj të mbështesë demokracinë në Evropë bashkë me SHBA. Rezoluta e OKB pati vetëm pesë shtete kundër. Ky vendim do të ndikojë, Rusia do të mbesë vetëm. Ne bëjmë dallimin mes popullit rus dhe lidershipit të tij.