Gjosha: Bisedimet Rusi-Ukrainë të vështira, duhet në tryezë edhe SHBA apo BE

Në Drejt nga Luan Rama në RTV Ora, ish-ministrja Klajda Gjosha u shpreh se sanksionet e BE-së dhe ShBA-së ndoshta e kanë irrituar liderin autokratik të Rusisë.

Ajo tha se është e vështirë biseda vetëm mes Ukrainës dhe Rusisë, dhe theksoi se duhet të ishin në tryezë edhe SHBA e vendet e BE-së.

Gjosha: Sanksionet e BE-së dhe ShBA-së ndoshta e kanë irrituar liderin autokratik të Rusisë. E vështirë biseda vetëm mes Ukrainës dhe Rusisë. Do të ishte lëvizje e zgjuar nëse në tryezën e bisedimeve do të ishte ShBA dhe një prej shteteve të Evropës.