Armëpushim i përkohshëm? Përfundojnë bisedimet Ukrainë-Rusi, arrihet marrëveshje vetëm për korridoret humanitare

Ora 18:51 Përfundojnë bisedimet Ukrainë-Rusi, arrihet marrëveshje për krijimin e korridoreve humanitare. Pritet raundi i 3-të 

Nuk ka paqe mes Rusisë dhe Ukrainës. Edhe takimi i dytë mes delegacioneve negociatore ruse dhe ukrainase përfundoi pa asnjë rezultat sa i përket dhënies fund konfliktit të armatosur.

Pas dy orësh diskutimesh për ndalimin e luftës në Ukrainë, palët kanë rënë dakord vetëm për armëpushim të përkohshëm, me qëllim që t’iu jepet kohë civilëve te largohen nga vendi i luftës.

Këtë e ka raportuar këshilltari i Zelensky. 

“Raundi i dytë i bisedimeve ka përfunduar. Fatkeqësisht, Ukraina nuk ka ende rezultatet që i duhen. Ka vendime vetëm për organizimin e korridoreve humanitare”, tha në Twitter këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak.

Ai shtoi se ekziston një mundësi, "theksoj, me një mundësi për një armëpushim të përkohshëm për periudhën e evakuimit në sektorë të caktuar".

Ndryshe nga se ishte deklaruar, takimi mes tyre nuk u zhvillua në territorin bjellorus, por me një vendim të minutës së fundit palët vendosën që tryeza të mbahej në Poloni. Negociatat e së enjtes prodhuan një marrëveshje të vetme për organizimin dhe krijimin e korridoreve të përbashkëta humanitare. Megjithatë Presidenti i Ukrainës Vlodimir Zelensky i ka kërkuar Putinit bisedime kokë me kokë, si e vetmja alternativë për t'i dhënë fund luftës.

Kievi dhe Moska ranë dakord të vazhdojnë negociatat dhe raundi i tretë i bisedimeve është planifikuar së shpejti.


16:05 Rifillojnë bisedimet Ukrainë-Rusi, kërkohet armëpushim dhe hapja e korridoreve humanitare 

Raundi i dytë i negociatave në bjellorusi mes delegacionit rus dhe ukrainas ka filluar.

Bisedimet rifilluan rreth orës 15:52 minuta të ditës së sotme, 3 mars.

Një këshilltar i kreut të zyrës së Zelenskyt, Mykhaylo  Podolak, tha se axhenda e negociatave me Federatën Ruse përfshin armëpushim dhe hapjen e korridoreve humanitare për evakuimin e civilëve nga fshatrat dhe qytetet e shkatërruara ose të granatuara vazhdimisht