Ambasadori i SHBA-së në OKB: 1 milion refugjatë kanë ikur nga Ukraina për shkak të luftës
Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara tha se është arritur një "pikë të zymtë në luftën e zgjedhur të Vladimir Putin kundër Ukrainës".
Ajo theksoi se janë shënuar deri më tani mbi 1 milion njerëz që janë larguar nga vendi i shkatërruar nga lufta ndërsa viktimat civile dhe numri i të vdekurve rritet.
Ambasadorja Linda Thomas-Greenfield përsëriti mbështetjen e SHBA për Ukrainën dhe veprimet që SHBA ka ndërmarrë, duke përfshirë vendosjen e ekspertëve për të forcuar reagimin ndërkombëtar dhe humanitar, dhe mbështetjen e vendeve të vijës së parë për emigratët si Polonia, Moldavia, Rumania, Hungaria dhe Sllovakia.
"Bota kërkon që Rusia t'i përmbahet ligjit ndërkombëtar humanitar, i cili ndalon shënjestrimin e civilëve dhe infrastrukturës kritike,” - tha ajo në një deklaratë të enjten.
“Në fund të fundit, i takon Putinit të ndalojë këtë katastrofë humanitare duke i dhënë fund kësaj lufte dhe duke ndërprerë këto sulme të pandërgjegjshme kundër popullit të Ukrainës”, - theksoi deklarata.

