Pushtimi i Ukrainës, Zelensky thirrje Putin: Gati të flasim personalisht për të ndalur luftën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Mars 2022, 17:16
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se ishte i gatshëm për një dialog të drejtpërdrejtë me homologun e tij rus, Vladimir Putin.
Në një dalje për mediat, Zelensky i ka bërë thirrje Putin që të flasin, në mënyrë që të ndalet lufta.
"Ejani të flasim për këtë, është e nevojshme të ndalet lufta. Ne nuk po sulmojmë Rusinë dhe nuk planifikojmë ta sulmojmë atë. Çfarë dëshironi nga ne? Lëreni tokën tonë. Ulu me mua, vetëm jo 30 metra larg si me presidentin francez, Emmanuel Macron”
