“Pushtimi i Ukrainës sipas planit” Macron i drejtohet Putinit: Po bën një gabim serioz!
Presidenti rus Vladimir Putin pati një telefonatë me presidentin francez Emmanuel Macron ditën e sotme
Ndërkohë që mësohet nga Pallati Elysee se Putin pretendoi se operacioni ushtarak rus po shkonte "sipas planit" dhe "me ritmin që ai dëshiron".
Nga ana tjetër Macron i tha Putinit se ai "po bënte një gabim serioz" dhe shtoi se qeveria ukrainase nuk ishte, siç pretendon Rusia, një regjim nazist, duke i thënë se këndvështrimi i tij nuk pasqyronte realitetin.
Presidenti francez tha se ishte i shqetësuar për ndikimin tek civilët, duke përfshirë bombardimet rreth Kievit, diçka që Putin e mohoi.
Macron i tha homologut të tij se Rusia do të përfundonte "si një vend shumë i izoluar dhe i dobët" nën sanksione, bën me dije Elysee.
Macron foli gjithashtu me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili tha se vendi i tij nuk do të dorëzohet, por mbetet i hapur për dialog.

