Ukrainasit kapin tankun rus dhe e nxjerrin për një “xhiro” në fushë
Një video që duket se tregon ukrainasit duke hipur në një tank rus është bërë virale në mediat sociale.
Videoja tregon një grup burrash që brohorasin dhe pozojnë teksa hipin mbi një tank T-80BVM dhe e kalojnë atë nëpër një fushë me dëborë në Kharkiv.
Ka pasur disa raportime se trupat ruse kanë braktisur tanket dhe automjetet e tyre gjatë javës së fundit.
Në Sumy, në Ukrainën verilindore, një automjet komandues dhe kamionë logjistikë u zbuluan të shkatërruara dhe të braktisura, sipas llogarisë në Twitter Ukraina Weapons Tracker.
E njëjti llogari postoi një fotografi të një tanku T-72B dhe raportoi se ishte ai i braktisur me karburant dhe në gjendje plotësisht funksionale.
Një gjë e tillë vjen mes raportimeve se trupat ruse po operojnë në kaos të plotë dhe morali është i ulët, sipas regjistrimeve zanore të ushtarëve të marra nga një kompani britanike e inteligjencës.
Kujtojmë se 1ë nga fillimi i pushtimit, më shumë se një milion ukrainas kanë ikur nga vendi duke shënuar eksodin më të shpejtë të refugjatëve këtë shekull.
Badass Ukrainians keep carjacking tanks of the “most formidable army of Europe”. Or should I say - tankjacking? #РоссияСмотри #StandWithUkraine pic.twitter.com/6ngO6MTjlG
— olexander scherba???????? (@olex_scherba) March 2, 2022

