Kryetari i Chernihiv: 9 të vrarë dhe 4 të plagosur nga sulmet ruse në zonat e banuara të qytetit

Nëntë persona u vranë dhe katër u plagosën pasi forcat ruse goditën zonat e banuara në Chernihiv, sipas kryetarit lokal të qytetit.

Ai thotë se aeroplanët rusë sulmuan gjithashtu dy shkolla në zonën Staraya Podusivka të Chernihiv dhe shtëpi private.

"Aeroplanët rusë sulmuan gjithashtu dy shkolla në zonën Staraya Podusivka (të Chernihiv) dhe shtëpi private. Ekipet e shpëtimit po punojnë në zonë. Sipas shërbimeve të urgjencës, nëntë persona vdiqën dhe katër u plagosën," – tha kryetari i rajonit Chernihiv, Vyacheslav, në Telegram.

Chernihiv, një qytet në veri të Ukrainës, është goditur sot nga bombardime të rënda ruse.