Skënderbeu në krizë pa dalje, Kastrioti i merr 3 pikë në “finale”
Një kampionat më vete po zhvillohet për mbijetesën në Abissnet Superiore. Janë katër skuadra që po përballen për të qëndruar mes më të mirëve dhe sot Kastrioti fitoi një finale përballë Skënderbeut me rezultatin minimal 1-0.
Në duelin e luajtur në Kamzë, krutanët morën më të mirën në një takim shumë të vështirë dhe shumë të luftuar.
Që në minutën e 26’, Kastrioti shënoi me Dwumfour, një autogol i pafat për lojtarin e korçarëve që ndëshkon kështu ekipin e tij. Pas një loje shumë fizike në pjesën e parë, e dyta bëhet edhe më e hapur për të dyja skuadrat.
Gjithsesi janë krutanët që në 57’ janë shumë pranë dyfishimit të rezultatit me Okebugwu gjuajtja e të cilit devijohet mrekullisht nga Rexhepi. Avantazhi i vendasve krijon dhe tension e lojë të fortë por Skënderbeu nuk arrin të jetë shumë i rrezikshëm dhe duhet të dorëzohet në fund përballë Kastriotit që merr 3 pikë të arta për mbijetesën.
Te Skënderbeu rëndon shumë fakti që janë të fundit dhe nervozizmi i tyre shfaqet edhe pasi arbitri vërshëlleu fundin ku Zguro ndëshkohet me të kuq edhe pse loja kishte përfunduar. Vendi i fundit dhe shumë javë pa fitore për Skënderbeun që është pretendenti numër 1 për të rënë më poshtë./Ora News/.
