Laçi ndalet në shtëpi, Egnatia i merr pikë për mbijetesën

Laçi ridimensionohet totalisht pas humbjes me Tiranën. Kurbinasit pas disfatës që i largoi nga titulli gabuan sërish dhe kësaj radhe në shtëpi përballë Egnatias.

Skuadra e Josës gjithsesi luajti më mirë dhe në pjesën e parë iu afrua shumë golit që në fillim kur Spahiu goditi shtyllën e pak minuta më pas edhe Akinyemi iu afrua golit. Pjesa e parë foli më shumë për bardhezinjtë që insistuan por pa e gjetur kuadratin e portës.

Në fraksionin e dytë është e njëjta panorama, Laçi që prodhon lojë dhe raste të cilat i shpërdoron keqas siç ishte ai me Guindo në 60’ pothuajse me portën bosh.

Kalimi i minutave nervozon disi lojtarët e Laçit të cilët tentojnë me çdo mënyrë të shënojnë por pa ia arritur. Një barazim 0-0 që kënaq shumë Egnatian në luftën për mbijetesë por Laçi mbetet i dyti në renditje 8 pikë mbrapa Tiranës./Ora News/.