"E duan Europën nën kontroll", Lavrov e krahason SHBA-në me Hitlerin dhe Napoleonin
Në konferencën për shtyp, Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov nuk ka shmangur komentet për aleatët perëndimorë, duke përfshirë krahasimin e SHBA me Hitlerin dhe Napoleonin.
“Amerikanët po u diktojnë gjermanëve se çfarë është e mirë për sigurinë energjetike evropiane dhe ata thonë se nuk kanë nevojë për atë tubacion (Nordstream 2) dhe se siguria do të sigurohet nga furnizimet nga SHBA, që është disa herë më e shtrenjtë. Ata po përpiqen të na imponojnë pikëpamjen e tyre për të ardhmen e Evropës. Napoleoni dhe Hitleri kishin objektivin që të kishin të gjithë Evropën nën kontrollin e tyre, tani amerikanët e kanë vënë Evropën nën kontroll. Dhe ne shohim se kjo situatë ka treguar me të vërtetë se çfarë roli po luan BE në situatën globale."
Lavrov vazhdoi duke folur se si në filma ekziston "një e keqe absolute dhe një e mirë absolute" dhe thotë se tabloja globale është në një gjendje të ngjashme.
Ai tha se beson se “histeria do të marrë fund”.

