OKB rezolutë kundër Rusisë, Rama: Vota “pro” e Serbisë unifikon Ballkanin Perëndimor me Perëndimin
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka votuar në favor të një rezolute që dënon pushtimin e Rusisë dhe i bën thirrje asaj që menjëherë të tërheqë të gjitha forcat e saj nga Ukraina.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Kryeministri Edi Rama duke thënë se tashmë Rusia hyn në periudhën e vetmisë më të madhe të historisë së saj.
Ndër të tjera kreu i qeverisë thotë se vota pro e Serbisë kundër Rusisë unifikon Ballkanin Perëndimor me Perëndimin.
Edi Rama: 141 vende ndëshkojnë Rusinë me votimin e tyre në OKB kundër agresionit ndaj Ukrainës. Rusia hyn në periudhën e vetmisë më të madhe të historisë së saj me veç 4 vende ultradiktatoriale që i qëndrojnë në krah!Vota e Serbisë kundër Rusisë unifikon Ballkanin Perëndimor me Perëndimin.
Rezoluta u mbështet nga 141 nga 193 anëtarët e trupit në një sesion të rrallë urgjent të Asamblesë së Përgjithshme të thirrur nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.
5 shtete kanë votuar kundër dhe 35 abstenim. Mes shteteve që kanë votuar Pro është edhe Serbia.
Vendet që votuan kundër:
1-Rusia
2-Koreja e Veriut
3-Eritrea
4-Siria
5-Bjellorusia
