Gratë ukrainase bëjnë rroba kamuflazhi për djemtë ushtarë
Dhjetëra gra janë mbledhur bashkë në një bibliotekë në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv dhe përgatisin rroba kamuflazhi dhe rrjeta për ushtrinë ukrainase.
"Nga një lëvizje e vogël lind një stuhi e madhe. Çdo ukrainas po bën qoftë dhe një veprim të vogël që të bashkuara bashkë bëjnë një valë të madhe që do të jetë në gjendje të largojë armiqtë nga Ukraina, thotë Inna, studente.
Ata thonë gjithashtu se po punojnë për të mbrojtur djemtë e tyre për të ndalur këtë luftë sa më shpejt të jetë e mundur.
Në ditën e shtatë të pushtimit, Rusia ka marrë më shumë qytete nën kontroll, duke përfshirë qytetin e dytë më të populluar Karkiv dhe një qytet me dalje në detin e Zi, ndërkohë Organizata e Kombeve të Bashkuara thotë se deri tani janë larguar mbi 870 mijë shtetas.

