Rusia i prish planet për dokumentarin, producenti amerikan largohet në këmbë nga Ukraina drejt Polonisë
Producenti amerikan Sean Penn, i cili ditët e fundit kishte hyrë në Ukrainë për të filmuar një dokumentar, u detyrua të largohej nga vendi në këmbë për shkak të përshkallëzimit të konfliktit.
Aktori fitues i Oskar për filmin "Milk" ka postuar një foto të tij teksa, shihet duke u larguar nga Ukraina me një çantë në shpinë, ndërkohë që në dorë mban një valixhe.
“Kolegët e mi dhe unë ecëm me kilometra drejt kufirit pasi braktisëm makinën tonë në rrugë. Pothuajse të gjitha makinat kanë gra dhe fëmijë në bord, pa asnjë shenjë bagazhi dhe kjo makinë është pasuria e tyre e vetme me vlerë”- tha ai.
Aktori ka punuar që nga nëntori i kaluar në një dokumentar kushtuar përkeqësimit të tensioneve midis Rusisë dhe Ukrainës.
Ai kishte mbërritur në Kiev pak para se forcat e Moskës të pushtonin vendin.
