Konsullata e Sllovenisë në Ukrainë u shkatërrua pas sulmit në Kharkiv
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Mars 2022, 22:39
Ministria e Jashtme sllovene ka thënë se konsullata e saj në Ukrainë është shkatërruar në një sulm ushtarak në qytetin e Kharkiv.
Ministria tha në llogarinë e saj në Twitter se dënon aktin dhe agresionin e Rusisë kundër Ukrainës.
Asnjë punonjës nuk u lëndua në sulm, citoi agjencia e lajmeve STA e Sllovenisë.
Qendra e qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, Karkiv u godit mëngjesin e sotëm, 1 mars nga forcat ajrore ruse, në ditën e gjashtë të sulmit rus.
