Jauri: Putini në një rrugë pa kthim pas, nuk mund të kthehet në Rusi pas një fitore

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Ermal Jauri, Kreu i “George C. Marshall Albania” u shpreh se Putin po tregon se po ndjekim një luftë klasike.

Ai tha se ushtria ruse la treguar një cedim ditët e par atë luftës dhe shtoi se Putini i është futur një rruge pa kthim, ku nuk mund të kthehet pa një fitore.

Jauri: Putin po tregon se po ndjekim një luftë klasike, por mësymja ndaj një vendi autonom, pa asnjë lloj preteksti, vetëm përmes propagandës së 10 viteve të fundit, sot ka bërë që Ukraina të jetë në këtë gjendje. E gjitha bota e ka parë ushtrinë dhe shtetin rus si një ushtri të pamposhtur.

Ndërkohë në 3 ditët e par atë luftës kemi parë që ka pasur një cedim të operacionit luftarak. Kanë mungesa në logjistikë sot që jemi në ditën e 6 të luftimeve. Sot Putini është kthyer në një rrugë pa kthim pas dhe çdo ditë që kalon bëhet më e rrezikshme situata. Putini nuk mund të kthehet në rusi pas një fitore në xhep.