Sejfoviç: Kievi i rrethuar, rusët të fortë, por forcat ukrainase po i përballojnë shumë mirë

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, gazetari Semir Sejfoviç u shpreh se ka një artileri shumë të madhe të Rusisë në perëndim të kryeqytetit.

Ai tha se situata në Kiev është shumë jostabël, ndërsa ushtria ukrainase është duke bërë një luftë shumë të fortë ndaj rusëve, pavarësisht rrethanave.

Sejfoviç: Ka pasur një artileri shumë të madhe të Rusisë në perëndim të kryeqytetit. Ka pasur edhe sot një sulm ndaj antenës televizive. Po ashtu janë shumë forca ruse që janë përreth gjithë kryeqytetit. Ka pasur operativë rusë që shihnin dhe kontrollonin gazetarët.

Situata në Kiev është shumë jostabël, ndërsa ushtria ukrainase është duke bërë një luftë shumë të fortë ndaj rusëve, pavarësisht rrethanave. Ushtria ruse është duke fituar terren, por ushtria ukrainase ka rrëzuar artlerinë ruse dhe këta të fundit kanë hasur shumë probleme sidomos me furnizimin me naftë.