Turqia bën thirrje për armëpushim, mbështet zgjerimin e NATO-s
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Mars 2022, 21:25
Presidenti turk Tajip Erdogan i ka bërë thirrje Ukrainës dhe Rusisë që të ndalojnë menjëherë luftimet dhe të “kontribuojnë në paqen botërore”, duke shtuar se Ankaraja nuk është kundër zgjerimit të NATO-s.
Turqia, një anëtare e NATO-s, ndan një kufi detar me Ukrainën dhe Rusinë dhe ka lidhje të mira me të dyja.
Të hënën Ankaraja tha se po mbyllte ngushticat e saj të Detit të Zi gjatë pushtimit rus të Ukrainës, duke kufizuar kalimin e disa anijeve ruse nga Mesdheu.
