Ukrainë/ Shtëpitë në Borodyanka janë goditur nga bombat, dëshmitarët okularë: Dëgjohen rënkime (video)
Janë shfaqur pamjet e ndërtesave të banimit të shkatërruara për të cilat dëshmitarët okularë thonë se janë bombarduar në qytetin Borodyanka, në rajonin e Kievit në Ukrainë.
Videot në rrjetet sociale janë verifikuar nga BBC.
Në një nga videot mund të dëgjohet një burrë duke thënë se civilët po bombardohen: "Nuk ka trupa këtu, vetëm banorë të zakonshëm të Borodyanka - gjyshe, gjyshër, fëmijë. Njerëzit janë strehuar në bodrume. Njerëz, ju duhet të shihni se çfarë po ndodh këtu."
Në një video tjetër, ku mund të shihni një kënd lojërash për fëmijë në sfond, një dëshmitar okular thotë se tre deri në katër bomba u hodhën nga një aeroplan. Ai gjithashtu thotë se rënkimet ende dëgjohen nga shtëpitë.
Borodyanka, in Kyiv oblast, reduced to rubble. Russian MoD still insists they're not targeting civilians. pic.twitter.com/YaEHShKSWm
— Michael Weiss ???? (@michaeldweiss) March 1, 2022
