Iljazaj: Simpatia ndaj Ukrainës edhe meritë e Zelenskyy-t, po jep shembullin, nuk e braktisi vendin

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Ervis Iljazaj, Politolog u shpreh se ë momentin e luftës, Zelenskyy ka bërë marrëdhënie publike, gjë e cila është një gjë shumë e rëndësishme.

Sipas tij, e gjithë simpatia është krijuar për Ukrainën në këto momente është edhe si pasojë e meritës së presidentit të vendit.

Iljazaj: Në momentin e luftës, ai zotëria ka bërë marrëdhënie publike, gjë e cila është një gjë shumë e rëndësishme. Për gjithë ato videot që ia hedh, nuk janë pa qëllim, pasi do që të mbajë të angazhuar popullsinë dhe për të treguar shembullin se nuk e ka braktisur vendin.

Gjithë kjo simpati që është krijuar për Ukrainën në këto momente është krijuar edhe për shkak të atij zotërisë atje. Ai nuk është një diplomat dhe financiar i madh, por ka qenë një aktor humor dhe e ka shfrytëzuar shume mirë këtë aftësi dhe kjo gjë i ka dhënë rezultat.