Bajraktari: Situata shumë e tmerrshme në Ukrainë, shumë po largohen, por rrugët janë të prishura

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma  në RTV Ora, Tatjana Bajraktari u shpreh se këto ditë janë të tmerrshme për banorët e Ukrainës.

Ajo tha se ka shumë njerëz që po qëndrojnë në metro dhe një pjesë e mirë po tenton që të largohet, por rrugët janë të shkatërruara.

Bajraktari: Në këto ditë të tmerrshme po jetojmë me frikë dhe një gjendje shumë të keqe. Prindërit e mi janë në Kiev dhe situatë është shumë e vështirë. Ne shpresojmë se do të mbyllet lufta shumë shpejt, e kemi këtë shpresë.

Ka shumë njerëz që po qëndrojnë në metro dhe një pjesë e mirë po tenton që të largohet, por rrugët janë të shkatërruara dhe është shumë e vështirë një gjë e tillë. Po ashtu është edhe rreziku nga hajdutët në këto rrugë. Janë vrarë shumë njerëz.