Mister/ Videoja e paparë e sulmeve të 11 shtatorit shfaqet në YouTube 20 vjet pas mizorisë
Një video e sulmit të 11 shtatorit në Qendrën Tregtare Botërore në Nju Jork është shfaqur në internet më shumë se 20 vjet pas ngjarjes tragjike.
Më 11 shtator të vitit 200119 anëtarë të rrjetit terrorist Al-Kaida kryen sulmet më të tmerrshme terroriste në tokën amerikane. Si pasojë e këtyre sulmeve gati 3,000 civilë mbetën të vrarë.
Në video shihet momenti kur aeroplani godet Kullën Jugore të Qendrës Botërore të Tregtisë, shtatëmbëdhjetë minuta pasi Kulla e Veriut u godit një aeroplan tjetër.
Videoja është xhiruar nga një varkë, nga Kevin Westley.
Pjesa e parë e videos fokusohet në zjarrin në kullën veriore, ndërkohë pas dy minutash shihet momenti kur avionin përplaset me Kullën tjetër.
Ndërkohë në video dëgjohen njerëzit duke bërititur pasi tmerrohen nga sulmi.
Ndërkohë një video e tillë e cila jep shumë qartë nga tragjedia e 11 dhjetorit nuk është publikuar që prej 20 vitesh që e cila ka ngritur pikëpyetje të shumta nga shumë komentues.
"Pse u deshën më shumë se 20 vjet për të ngarkuar videon më cilësore të sulmeve të 11 shtatorit?"
Në një postim krahas videos, Kevin Westley shpjegoi: “Unë e postova këtë video në vitet 2000, por aksidentalisht e lashë private deri më tani. Vura re se videoja ishte private dhe e bëra publike.”
