Kharkiv i shkatërruar, qyteti me 1.5 mln banorë goditet nga forcat ruse

Qendra e qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, Karkiv u godit nga forcat ajrore ruse mëngjesin e së martës, në ditën e gjashtë të sulmit rus.

Pamjet e AFP-së tregojnë ndërtesa dhe makina të shkatërruara pas bombardimeve ruse në qendër të qytetit me 1.5 milionë banorë në Ukrainën lindore.

Të paktën 10 persona kanë vdekur dhe 20 janë plagosur, si pasojë këtyre sulmeve raportojnë mediat ndërkohë që dhjetëra tjerë besohet se kanë mbetur nën rrënoja.

Presidenti i Ukrainës Zeleneski e quajti akt "terrorizmi shtetëror" dhe akuzoi Rusinë për krime lufte.

Raketat ruse goditën gjithashtu një teatër opere dhe sallë koncertesh në sheshin qendror të Lirisë.

Edhe Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell,  tha se Rusia ka shkelur ligjet e luftës.

“BE-ja qëndron e palëkundur në anën e Ukrainës në këto momente dramatike," tha Josep Borrell pas një telefonate me ministrin e jashtëm të Ukrainës.

Kharkiv i shkatërruar, qyteti me 1.5 mln banorë goditet nga forcat

Kharkiv i shkatërruar, qyteti me 1.5 mln banorë goditet nga forcat