BE ndalon mediet ruse dhe bankat nga SWIFT, Apple bojkoton Rusinë

Bashkimi Evropian i ka ndaluar mediet shtetërore ruse RT dhe Sputnik që të transmetojnë në bllok, ndërkohë që ndalon “disa” banka ruse nga sistemi bankar SWIFT , tha presidenca e radhës e BE-së.

Lëvizjet, që do të hyjnë në fuqi të mërkurën pas botimit në gazetën zyrtare të BE-së, vijnë pasi Brukseli intensifikon regjimin e sanksioneve ndaj Moskës në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainë.

Ndërkohë Apple Inc tha se ka ndaluar të gjitha shitjet e produkteve në Rusi si përgjigje ndaj pushtimit të Ukrainës.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar për pushtimin rus të Ukrainës dhe qëndrojmë me të gjithë njerëzit që po vuajnë si rezultat i dhunës”, tha Apple në një deklaratë.

“Ne po mbështesim përpjekjet humanitare, po ofrojmë ndihmë për krizën e refugjatëve dhe po bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur ekipet tona në rajon.”