Britania e Madhe shpall sanksione të reja kundër Bjellorusisë

Mbretëria e Bashkuar po vendos sanksione ndaj Bjellorusisë për rolin e saj në pushtimin rus të Ukrainës, njoftoi qeveria të martën.

Sekretarja e Jashtme, Liz Truss tha se sanksionet ishin duke u nisur kundër individëve dhe organizatave për shkak të rolit që vendi po luan në pushtimin rus të Ukrainës, shkruan BBC

"Regjimi i Lukashenkos ndihmon dhe nxit në mënyrë aktive pushtimin e paligjshëm të Rusisë dhe do të detyrohet të ndjejë pasojat ekonomike për mbështetjen e tij për Putinin", tha Liz Truss