Kanadaja mbyll portet për anijet ruse

Kanadaja mbyll portet për anijet ruse
Kanadaja ka mbyllur portet e saj për anijet në pronësi ruse, tha ministri i Transportit Omar Alghabra.

Kanadaja ka marrë një sërë masash, duke përfshirë vendosjen e sanksioneve ndaj presidentit rus Vladimir Putin, mbylljen e hapësirës ajrore kanadeze për avionët rusë dhe ndalimin e institucioneve financiare kanadeze që të merren me bankën qendrore ruse si pjesë e lëvizjeve të vendeve perëndimore për të izoluar Rusinë.

“Rusia duhet të mbahet përgjegjësi për pushtimin e saj në Ukrainë”, tha Alghabra.