Në shenjë proteste për luftën në Ukrainë, gruaja ruse i vë zjarrin pasaportës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Mars 2022, 21:45
Një grua ruse i ka vënë flakën pasaportës së saj.
Anna Jakubova e bëri këtë gjest në shenjë proteste ndaj pushtimit rus të Ukrainës.
Ukraina prej 6 ditësh ndodhet në pushtimin rus. Ushtria ruse ka ashpërsuar sulmet në rrethinat e kryeqytetit ukrainas të Kievit ndërkohë që goditje me raketa janë shënuar edhe në qendër të qytetit.
Si pasojë e sulmeve rus, dhjetëra persona kanë vdekur ndërsa qindra të tjerë janë plagosur. Ndërkohë vendet e BE, vendet perëndimore, kanë dënuar agresionin rus ndërsa kanë vënë edhe sanksione financiare por edhe individuale.

