Alizoti: Putin do të bëjë destabilizim dhe të krijojë një pol të tretë në botë e të kthehet në faktor

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Tomor Alizoti, Deputet PD-së u shpreh se problemi për BE-në dhe NATO-n ky është pozicionimi i Rusisë tashmë.

Ai tha se Putini është një njeri i ardhur nga KGB-ja dhe se do të krijojë një destabilizim për të krijuar një pol të tretë në botë.

Alizoti: Kriza e madhe e kësaj gjeopolitike është se ku do të pozicionohet Rusia. Ajo është një forcë sa e dobët sa e rrezikshme. Problemi për BE-në dhe NATO-n ky është. Pas shpërbërjes së BRSS-së, Rusia doli shumë e dobët dhe në një kaos total, por që e mbante bashkë ideologjia.

Që nga vitet ’90 ku pozicionet Rusia? Kjo është kriza e madhe në Rusi. Një njeri që vjen nga KGB-ja që ka kohë që kontrollon Rusinë, e cila nuk prodhon ide dhe nuk është një vend i fuqishëm dhe bëtaja që bën ai, është të kthejë botën 3 polare. Rusia në këtë pikë është jashtë loje dhe do që të destabilizojë dhe të kthehet në faktor.