Gjinkuri: PS është forcë e parë, Basha-Berisha zihen për vendin e dytë dhe të tretë

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, ka prezantuar në Rrogozhinë kandidatin e PS Edison Memollen me të cilën mazhoranca garon për zgjedhjet e 6 marsit.

Në këtë takim Gjkinuri nuk e ka shmangur retorikën politike me opozitën, duke përfituar edhe nga situata e krijuar mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës.

Ai i ka kërkuar demokratëve që të braktisin PD së përçarë dhe votën e tyre ta çojnë për PS.

"Ata dy po zihen kush do të zërë vendin e dytë apo të tretë. Nuk duam ta marrim me aksident, por me votën popullore të Rrogozhinës. Edhe demokratët të votojnë Edin nëse duan ta bashkojnë PD, dy përçarësit asnjë votë."