Soreca: BE ka vendosur sanksione të ashpra ndaj Rusisë, lufta në Ukrainë duhet të marrë fund
Ambasadori i delegacionit të BE, Luiggi Soreca,ë shtë shprehur se Evropa dënon, agresionin e paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë ndaj Ukrainës ndërsa shton se ky sulm është në shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar
“Siç e dini, Evropa e dënon në termat më të ashpër të mundshëm, agresionin e paprovokuar dhe të pajustifikuar të Federatës Ruse kundër Ukrainës në shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar dhe parimeve të kartës së OKB-së, në të njëjtën kohë duke minuar sigurinë jo vetëm evropiane por dhe atë globale.”
Soreca ka falënderuar Shqipërinë për rolin që ka luajtur në lidhje me luftën në Ukrainë, duke qenë se vendi ynë ka vendosur sanksione ekonomike por edhe për individë.
“BE-ja ka punuar pa rreshtur me të gjithë komunitetin ndërkombëtar për të bashkuar forcat për ti dhënë fund dhe t'i japim fund agresionit ushtarak rus duke miratuar rezolutën përkatëse. Duam të falenderojmë vecanërisht Shqipërinë si një anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB për rolin vendimtar që ka luajtur në këtë kontekst.”
Ai tha se BE ka miratuar një paketë të paprecedentë masash dhe sanksionesh, kundër Rusisë duke filluar nga financimi për blerjen dhe shpërndarjen e armëve në mbështetje të mbrojtjes së Ukrainës në ngrirjen e aseteve dhe pezullimin e trasanksioneve për të dobësuar fuqinë e Rusisë në këtë luftë të padrejtë.
Ndër të tjera ai shtoi se BE po koordinohemi me partnerët strategjikë në mënyrë që sulmi në Ukrainë të ndalet.
“Ju mund ta dini që Komisoni Evropian po shqyrton aplikimin direktivës së mbrojtjes së përkohshme, e cila u adoptua pas luftës në këtë rajon në vitin 2001, por që su vu në zbatim, e cila nëse miratohet nesër në Këshillin e Ministrave te Drejtësisë dhe të Brendshëm të vendeve anëtare të BE-së do të sigurojë një mbrojtje të plotë për qytetarët ukrainas deri në tre vite në secilin vend të BE-së.
Për këtë qëllim, Zëvendëspresidenti Borrell dhe Komisioneri Varhelyi po udhëtojnë sot drejt kufirit me Moldavinë për të parë situatën dhe për të raportuar përsëri në Këshill nesër. Edhe një herë dëshiroj të, shprehim sërish solidaritetin dhe mbështetjen për ju Ambasador Volodymy dhe për ju, ministër për një reagim të shpejtë të Shqipërisë për t'u bashkuar me qëndrimet e BE-së.” – tha ndër të tjera.
