Masakër mjedisore në mes të ditës, re të zeza tymi pushtojnë Portëzën nga djegia e gomave
Nga Inelda Vallja Përditësimi i fundit 1 Mars 2022, 14:27
Ndotje pa kriter në Fier. Shtëllunga tymi si re të zeza"pushtojnë " Portëzen por jo vetëm.
Siç duket edhe nga pamjet në video vetëm pak minuta më parë disa gomave të automjeteve u është vënë zjarri mes tokave bujqësore në Portëz.
Situata është filmuar nga banorët e zonës dhe drejtues automjetesh përgjate rrugës Fier-Patos.
Askush nuk e di se kush mund ta ketë shkaktuar depozitimin e tyre dhe ndezjen në mjedis të hapur.
Zjarrfikësja është nisur drejt vendngjarjes.



