U arratis nga burgu në Itali natën e ndërrimit të viteve, kapet 27-vjeçari shqiptar
Kristjan Mëhilli i cili arriti të arratisej nga burgu i Verçellit gjatë natës së ndërrimit të viteve, 31 dhjetor 2021 është kapur jashtë territorit italian.
27 vjeçari është arrestuar si anëtar i bandës “Ice Eyews” që akuzohen se kishin kryer një sërë grabitjesh të vilave në territorin piemontez te Italisë.
Së bashku me të tentoi arratisjen dhe një tjetër i burgosur shqiptar, me të cilin ndodhej në të njëjtën qeli, por ky i fundit arriti të kapej nga rojet e burgut.
Si arriti të arratisej
Pasi kishin sharruar hekurat e dritares së qelisë, me çarçafë të lidhura litar, dy shqiptarët arritën të zbrisni nga kati i katërt i qelisë në murin e brendshëm të burgut.
Të ndihmuar nga persona të jashtëm, të cilët u hodhën litar brenda murit rrethues të burgut, Mëhilli arriti të largohej , ndërsa tjetri u rrëzua dhe u bllokua nga rojet e burgut sepse thyeu krahun.
Dy shqiptarët ishin dënuar me heqje lirie deri më vitin 2029 të akuzuar për grabitje vilash.
