Protesta për Unazën e Madhe, banori: Po na nxjerrin jashtë në kohë lufte, Rama me keq se Putin

Banorët e Paskuqanit ditën e sotme kanë dalë në protestë kundër projektit të Unazës së Madhe, duke qenë se u rrezikohen shtëpitë.

Njëri prej banorëve është shprehur i revoltuar ndaj qeverisë, duke thënë se në kohë lufte po i nxjerr jashtë.

Ai tha se janë 15 persona në familje dhe nuk kanë zgjidhje.

“Jemi duke protestuar përse postimin e aksit që na prish shtëpitë. Bukë nuk kemi me ngrënë, qëveria s’ka miell me furnizuar shqiptarët, do me na lanë pa bukë dhe pa shtëpi. Në prag lufte po na nxjerrin nga shtëpitë. Jemi 15 persona, s’kam marrë asnjë lloj mase. 

S’kam zgjidhje, s’na ka thënë njeri gjë. Ne jemi në rrugë të madhe, jemi më keq se Ukraina. Na lini të qetë në shtëpitë tona. Babi im ka lënë kockat për këtë Shqipëri, ka qenë partizan, babi i Edi Ramës, ka lënë kockat, ka qenë diktator, ka vrarë njerëz.  I ati i Edi Ramës ka vrarë njerëz. Ky është pleh, ky lloj qeni. Ku Putin I poshtër, është më keq se Putin. Do të ik si Ahmet Zogu. Do ta mësoj më keq."- us hpreh ai. 

Ndërkohë është përplasur edhe me policinë duke i kërkuar që të largohet dhe të mos ndaloj protestën e tyre.

"Zotërinj largohu mos të ju shoh këtu, mos bëni provokacioni."- tha ai.