Komisioni i Rithemelimit i kërkon KQZ të verifikojë kandidatin e Bashës në Rrogozhinë: I dënuar në Itali për vjedhje
Komisioni i Rithemelimit i ka bërë thirrje KQZ-së që të verifikojë kandidatin e Lulzim Bashës për Rrogozhinën, Ferdinand Saraçi. Në deklaratën e Komisionit të rithemelimit thuhet se saraçi përveç dënimit për armëmbajtje pa leje që e ka deklaruar, është dënuar edhe për vjedhje të pjesëve motorike në Itali.
Deklarata e Komisionit të Rithemelimit:
Kandidati I Lulzim Braves per Rrogozhinen Z. Ferdinand Saraçi duhet tu sqaroje demokrateve nese pervec denimit per armembajtje pa leje qe ka deklaruar, eshte denuar ne Itali edhe per vjedhje pjesesh motorrike.
Ai e ka detyre ndaj zgjedhesve te Rrogozhines kete transparence!
Ndaj, I kerkojme KQZ-se te ndermarre hapat e nevojshem dhe ti drejtohet prokurorise te nise verifikimin e ketij fakti. I kerkojme gjithashtu z Ferdinand Saraci te publikoje diplomen e shkolles se mesme dhe tju faktoje demokrateve te Rrogozhines nese e ka mbaruar shkollen e mesme para se te sajoje diplomen e universitetit Kristal.
Sipas burimeve te besueshme Z. Ferdinand Saraci ka marre nje diplome te shkolles larte pa kryer shkollen e mesme. E ftojme kandidatin Saraçi te publikoje emrin dhe deftesen e tij te shkolles se mesme dhe i kerkojme KQZ-se dhe prokurorise te hetoje edhe kete ceshtje.

