Zgjedhja e kreut të ri të KLP-së, Gent Ibrahimi largohet pas përfundimit të mandatit

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zgjedhë kryetarin e ri pas largimit të Gent Ibrahimit, të cilit i përfundoi mandati 3 vjeçar në krye të institucionit.Kandidaturat, të cilat duhet të jenë nga radhët e jo prokurorëve, pritet të shpallen në mbledhjen e radhës.

11 anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë pritet të zgjedhin të mërkurën kryetarin e ri të këtij institucioni.

Pas qëndrimit për tri vite në krye të KLP-së, Gent Ibrahimi, do të largohet për shkak të përfundimit të mandatit.

Vendi vakant i tij si anëtar i KLP-së u zëvendësua nga Mirela Bogdani, kandidate e zgjedhur nga trupa e patagogëve të Fakulteteve te Drejtësisë dhe Shkolla e Magjistraturës, ndërsa për kandidatin tjetër parlamenti nuk ka rëne dakort duke rihapur garën.

Kryetari i ri zgjidhet nga radhë e anëtarëve jo prokuror, të cilët pritet të shpallin kandidimin ditën e mbledhjes së parë që do të zhvillohet pas largimit të Gent Ibrahimit.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është qeverisja e prokurorëve që ka për detyrë vlerësimin e karrierrës së tyre.

Aktualisht në sistemin e prokurorisë ushtrojnë detyrën 217 prokurorë nga një organikë prej 341 që duhet të jenë për shkak të largimit nga vettingut.

Gjatë vitit që kaloi në KLP janë paraqitur 8 kërkesa për mbrojtje nga prokurorë, që kanë patur sinjale se jeta e tyre është vënë në rrezik, të cilat janë miratuar.

Ndërkohë që gjatë këtij viti, mësohet se këshilli ka trajtuar edhe 7 kërkesa për zgjatjen e afateve të mbrojtjes.

Prokurorët që kanë kërkuar mbrojtje janë kryesisht nga prokuroritë Tiranë, Elbasan, Vlorë, Durrës dhe Shkodër.

Aktualisht në mbrojtje të veçantë janë 5 prokurorë.