"Skemë korruptive, mafioze, me mbetjet e Durrësit", PD kallëzon në SPAK kryebashkiaken Sako

Partia Demokratike kallëzoi në SPAK kryetaren në detyrë të bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, për përfshirjen e saj në aferën e inceneratorëve, posaçërisht atë të Tiranës. PD thotë se ajo krijoi një  skemë mafioze të menaxhimit të mbetjeve në qytetin e Durrësit, për llogari të incineratorit të Tiranës.

Partia Demokratike dorëzoi një tjetër padi në Spak. Këtë radhë ka listuar fakte shtesë ku pretendohet implikimi i kryebashkikes së Durrësit, Emiriana Sako, në aferën e incineratorëve.

Deputetja, Ina Zhupa, zbardhi atë që e quajti skemë mafioze të menaxhimit të mbetjeve në qytetin e Durrësit.

"Sot do tu rendis fakte dhe prova që PD ka nxjerrë dhe do ti vendosë në dispozicion të publikut dhe SPAK. Do të dorëzojmë padi penale në SPAK. Bëhet fjalë për të shpjeguar skenë korruptive mafioze me mbetjet e Durrësit që ka të përfshirë direkt Sakon, pjesë e grupit të strukturuar kriminal është dhe deputeti Alqi Bllako.Një skemë e mirëorganizuar nga vitit 2018 që nuk bëjnë asgjë për ti dhënë zgjidhje asaj që pritej të ndodhte me mbylljen e Porto Romanos dhe gjithë veprimet e mëpasshme që çonin vetëm në një drejtim, zgjedhjen me paracaktim të incineratorit të Tiranës. Nuk negocion as çmim por vendos që paratë e qytetarëve të shkojnë për incineratorin e Tiranës që sot është në hetim".

Partia Demokratike thotë se Bashkia e Durrësit, në mënyrë të mirëmenduar  ka çuar Durrësin drejt një katastrofe mjedisore, duke  krijuar një skemë që t’i shërbejë aferës se incineratorëve.

"Kemi përgjegjës kryesor kryetaren në detyrë të Bashkisë së Durrësit dhe Ali Bllakon, drejtor i AKUM asokohe që me veprimet e tyre kanë çuar paratë në incineratorin e Tiranës" tha ajo

Ina Zhupa  përsëriti deklaratën se komisioni i incineratorëve vërtetoi atë që ka thënë Partia Demokratike, që qeveria “Rama” vodhi 430 mln euro.