Shqipëria parashikon tjetër sanksion për Rusinë, Xhaçka mbledh ambasadorët: Ktheni sytë nga Ballkani
Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka mbledhur pasditen e 1 marsit 2022 përfaqësues nga trupi diplomatik në Tiranë për informimin e qëndrimit të Shqipërisë ndaj agresionit rus mbi Ukrainën dhe bashkëpunimin në mbështetje të Ukrainës
Të pranishëm në këtë tryezë ishte dhe ambasdori i Ukrainës Volodymyr Shkurov dhe ambasdorja e SHBA-së Yuri Kim dhe ambasadori i BE-së Luigji Soreca.
Ministrja shprehu shqetësimin e Tiranës zyrtare për atë çfarë po ndodh në këto ditë kur Rusia “ndërmori një luftë të paligjshme agresioni ndaj një fqinji paqësor në shkelje të hapur të të gjitha ligjeve dhe normave që drejtojnë sjelljen e qytetëruar dhe sistemin e bazuar në rregulla ndërkombëtare”
Kuadri ligjor
Shqipëria është rreshtuar plotësisht me BE-në dhe po zbaton në territorin e saj masat kufizuese të miratuara nga Këshilli Evropian kundër Rusisë për cenimin ose kërcënimin e integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës.
“Aktualisht jemi duke plotësuar bazën ligjore për zbatimin e këtyre masave” tha Xhaçka
Sanksionet e Shqipërisë për zyrtarët rusë
Shqipëria tashmë ka miratuar disa sanksione ndërsa po plotësohet kuadri ligjor për zbatimin e këtyre masave tha Ministrja Xhaçka. Po shqyrtohet anulimi i të gjitha marrëveshjeve për lëvizjen e diplomatëve dhe zyrtarëve rusë dhe biznesmenët
-Kemi miratuar sanksione në lidhje me ngrirjen e pasurive të 654 individëve dhe 52 subjekteve, Individë, duke filluar nga Presidenti i Rusisë, Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, anëtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Federatës Ruse, të cilët mbështetën njohjen e menjëhershme nga Rusia si subjekte të pavarura të dy zonave Donetsk dhe Luhansk, anëtarë të shtetit rus Duma, e cila ratifikoi vendimin e qeverisë për Traktatin e Miqësisë, Bashkëpunimit dhe Ndihmës së Ndërsjellë ndërmjet Federatës Ruse dhe këtyre dy subjekteve.
Është vendosur ndalimi i hyrjes në territorin shqiptar për personat e listuar nga BE, ndërsa në lidhje me politikën tonë të vizave ndaj Rusisë
Po shqyrtojmë anulimin e të gjitha marrëveshjeve për lëvizjen e diplomatëve dhe zyrtarëve rusë dhe biznesmenët.
Sanksionet ekonomike
Gjihtashtu sa i takon sanksioneve ekonomike të BE-së që përfshijnë masa kufizuese në financa, energji, transport dhe teknologji ministrja informoi se dje ka filluar miratimi i legjislacionit për zbatimin e vendimit të Këshillit për masat e mëtejshme kufizuese në lidhje me financat dhe aviacionin.
Kufizimet përfshijnë
- Ndalimi i çdo transaksioni me Bankën Qendrore të Rusisë
- mohimi i lejes për t'u ulur, për t'u ngritur nga, ose për të fluturuar mbi territoret e BE-së për çdo avion të operuar nga transportuesit ajrorë rusë, duke përfshirë si transportues marketingu, çdo avion të regjistruar në Rusi dhe për avionë jo të regjistruar në Rusi që janë në pronësi ose të autorizuar ose të kontrolluar ndryshe nga një person juridik ose fizik rus.
Sanksione dhe ndaj Bjellorusisë
Po dje Shqipëria iu bashkua masave kufizuese që synojnë Bjellorusinë për rolin e saj në këtë luftë.
Së fundmi, Shqipëria nuk do të marrë pjesë më në asnjë aktivitet sportiv me të cilin përballet Federata Ruse derisa të përfundojë pushtimi i Ukrainës.
Gjithashtu janë udhëzuar të gjitha ekipet shqiptare, në OKB, OSBE, Këshillin e Evropës, Këshillin e të Drejtave të Njeriut dhe çdo forum tjetër ndërkombëtar apo rajonal, që të miratojnë të njëjtën qasje proaktive në mbështetje të Ukrainës dhe në denoncimin e Rusisë.
Ktheni syte nga Ballkani
Ministrja e jashtme Olta Xhaçka shprehu dhe shqetësimin për rajonin e Ballkanit dhe mundësinë e tensioneve këtu prandaj kërkoi përshpejtim të integrimit në BE.
“Për një kohë të gjatë ne u bëjmë thirrje partnerëve tanë, veçanërisht në BE, të jenë më strategjikë në marrëdhëniet e tyre me Ballkanin Perëndimor. Ngjarjet në Ukrainë janë dëshmi se shqetësimet tona ishin të justifikuara. Kjo e bën shumë të qartë se kostoja e izolimit është shumë më e lartë se kostoja e integrimit.
Mund të shpresoj vetëm se pas pasojave të cenimit të Ukrainës diçka do të ndryshojë në dinamikën e marrëdhënieve mes nesh. Se do të ketë më shumë fokus dhe më shumë urgjencë për të ecur përpara me procesin e integrimit dhe mbi të gjitha për të ecur përpara dhe për t'u përballur me çdo përpjekje ruse për të fermentuar telashet" tha Xhaçka.
Rezoluta kunder Rusise
Së bashku me SHBA-në Shqipëria ka qenë bashkëhartuese e pr/rezolutës rezolutë që i kërkon Federatës Ruse të tërheqë forcat e saj të armatosura nga territori i Ukrainës dhe t'i japë fund agresionit kundër atij vendi.
Vetoja e Rusisë bllokoi miratimin e rezolutës në Këshillin e Sigurimit, por ministrja u shpreh optimiste se rezoluta pasi të diskutohet me të gjithë botën në Asamblenë e Përgjithshme do të miratohet.
