Vrasja e kryekamarierit në Elbasan, lihet në burg përkrahësi i autorit, hesht në gjykatë
Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg Luan Dulellarin, i akuzuar për përkrahje të autorit të dyshuar të vrasjes së kryekamarierit të restorantit 'FishCity' në zonën e Labinotit në Elbasan, Gazmend Kurmaku, 50 vjeç.
Gjykatësi Idush Maliqi pasi ka kqyrur provat e paraqitura nga prokurori Gentian Abazi ka vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg ".
Sipas burimeve i pandehuri nuk ka folur gjatë seancës.
Ndalimi i Luan Dulellarit u bë me 26 shkurt pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 7 tetor 2021 ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 2 tetor 2021, në fshatin Labinot Fushë, Elbasan, ku në ambientet e një lokali, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Erjon Llapushi, 33 vjeç, ka goditur me grushte dhe sende të forta shtetasin Gazment Kurmaku, i cili për pasojë gjeti vdekjen.
