Britania e Madhe: Udhëheqim përpjekjen për ta pezulluar Rusinë në Interpol
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shkurt 2022, 17:41
Britania do të kërkojë të pezullojë Rusinë nga organi ndërkombëtar i policisë “Interpol”.
Kjo është bërë e ditur nga Sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Priti Patel në parlamentin britanik.
“Qeveria ukrainase ka kërkuar sot që qeveria ruse të pezullohet nga anëtarësimi i saj në Interpol dhe ne do të drejtojmë të gjitha përpjekjet ndërkombëtare për këtë qëllim”, tha Patel.
Interpoli është një agjenci globale që lehtëson policinë në 195 vendet e saj anëtare për të bashkëpunuar në hetimet penale
