Dhjetra të vrarë në Kharkiv, kryebashkiaku akuzohet për tradhëti. Ua dorëzoi qytetin rusëve
Media në Ukrainë "Kiev Indipendent" thotë se kryetari i bashkisë Kupyansk në rajonin e Kharkivit akuzohet për tradhti.
Hennadiy Mazehora dyshohet se ka bashkëpunuar me forcat ruse, sipas prokurores së përgjithshme Iryna Venediktova. Ajo e akuzoi atë për ofrimin e mbështetjes për trupat që pushtuan qytetin e tij dhe ua dorëzoi kontrollin atyre"
Dhjetëra njerëz janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur në sulmet me raketa nga forcat ruse në qytetin ukrainas të Kharkiv të hënën në mëngjes, tha ministria e brendshme e Ukrainës.
Anton Herashchenko, një këshilltar i ministrit të brendshëm të Kievit, shkroi në Facebook se trupat e Moskës kishin bombarduar zonat e banuara me raketa Grad, duke thënë: "Dhjetëra janë vrarë dhe qindra të plagosur!
"E gjithë bota duhet ta shohë këtë tmerr! Vdekje pushtuesit!"
Në këtë fazë nuk është e mundur të thuhet saktësisht se sa civilë janë vrarë deri më tani shkruan BBC. Shefja e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, tha më herët sot se të paktën 102 civilë ishin vrarë, ndërsa 304 të tjerë u plagosën.
"Shumica e këtyre civilëve u vranë nga shpërthime duke përfshirë granatimet nga artileria e rëndë dhe sulmet ajrore. Shifrat reale, kam frikë, janë shumë më të larta," tha Bachlet.