Ksenofon Krisafi: Rusia ka kohë që është përpjekur të zaptojë Ukrainën
Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare Ksenofon Krisafi, teksa ka folur për pushtim e Ukrainës nga Rusia, është shprehur se luftërat janë shqetësuese e sidomos kur zhvillohen mes dy vendeve që kanë bërë histori në kontinentin Evropian.
Në një intervistë për Ora News, me gazetaren Siklajda Shorja, ai është shprehur se Rusia me kohë është përpjekur që ta zaptojë Rusinë, ndërsa shtoi që qëllimi i kësaj të fundit është të rikthejë Bashkimin Sovjetik.
Ksenofon Krisafi: Çdo lloj lufte që zhvillohet është shqetësuese. Luftërat marrin jetë njerëzore, shkatërrojnë të mirat materiale të ndërtuara, dhe prandaj kushdo ka të drejtë të shqetësohet për zhvillimin e luftërave. Aq më tepër kur një luftë ndodh mes dy vendeve që kanë bërë historinë e këtij kontinenti për shekuj me radhë.
Është trishtuese fakti që krijohen rrethana të tilla të stimuluara hera herës dhe nga vendime të papjekura nga individë të caktuar që rastësia i ka nxjerrë në krye të shtetit të tyre. Ukraina, ka qenë një pjesë mjaft e rëndësishme, që ka përballuar privacione të jashtëzakonshme, në historinë e bashkëjetesës ose të pjesëmarrjes së saj në përbërje të këtij shteti.
Rusia ka kohë që është përpjekur ta bëj zap Ukrainën, ta bëj siç e ka pasur dikur ish- Bashkimi Sovjetik. Herë ia ka arritur herë nuk ia ka arritur. Megjithatë nëpërmjet forcës ja ka treguar dhëmbët Ukrainës.
Më tej ai shtoi se: Rusia e cila mesa duket hera herës fillon të ëndërroj për ish- Bashkimin Sovjetik, kërkon që nëpërmjet mënyrave të ndryshme të krijoj një pjesë të asaj kohe.
