Forcat ruse u zhvendosën rreth 5 kilometra më pranë qendrës së qytetit të Kievit
Përparimi rus në kryeqytetin ukrainas Kiev mbetet i ngadalshëm, por forcat ruse u zhvendosën pesë kilometra më pranë qendrës së qytetit që nga dje.
Forcat ruse tani janë afërsisht 25 kilometra larg Kievit, u tha gazetarëve një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane të hënën në mëngjes sipas orës lindore.
"Përparimi i tyre në Kiev duket se është ende linja kryesore e përpjekjes së tyre dhe ne presim që ata do të duan të vazhdojnë të ecin përpara dhe të përpiqen të rrethojnë qytetin në ditët në vijim," - tha zyrtari.
Marrja e Kharkiv-it mbetet një objektiv për rusët dhe ata vazhdojnë të përpiqen të avancojnë në qytetin jugor të Ukrainës, Mariupol, por rusët nuk e kanë marrë ende asnjërin nga qytetet, bëri me dije zyrtari.
"Nëse ata mund të marrin Kharkiv, ata mund të marrin Mariupolin, nëse vizatoni një vijë midis këtyre dy qyteteve, mund të shihni se kjo do t'i lejonte ata të shkëputeshin nga pjesa lindore e Ukrainës," tha zyrtari.

