NATO po përforcon mbrojtjen e krahut lindor, avionët amerikanë F-35 kryejnë policimin ajror
Prej 26 shkurtit 2022 NATO aktivizoi Forcën e saj të Reagimit të Shpejtë për herë të parë për të mbrojtur krahun lindor të aleancës ndërsa forcat ruse vazhdojnë sulmin ndaj Ukrainës.
Komanda e Forcave të Përbashkëta të Napolit përmes një postimi në Twitter ka treguar përgatitjet e NATO-s për përforcim të krahut të saj lindor.
“Përforcimi i krahut lindor të Aleancës kërkon përpjekje të mëdha të ushtrisë amerikane". Lëvizjet e trupave për të përforcuar krahun lindor të NATO-s janë në përgjigje të situatës aktuale të sigurisë në Ukrainë ,shkruhet aty.
Ndërkohë avionët amerikanë F-35 po kryejnë policimin ajror në të gjithë krahun lindor të Aleancës NATO.
Behind the Scenes:
— NATO JFC Naples (@JFC_Naples) February 28, 2022
Reinforcing the Eastern flank of the Alliance takes a huge @usairforce effort.
The troop movements to reinforce NATO’s eastern flank are in response to the current security situation in Ukraine. #WeAreNATO @US_EUCOM @NATO pic.twitter.com/v5AQ5sNMTW
Trysnia diplomatike dhe ekonomike ndaj Rusisë për agresionin e saj në Ukrainë, u rrit të hënën me caktimin e sesionit urgjent të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, rënien e monedhës ruse në një nivel të ulët rekord dhe shtimin e sanksioneve të reja kundër bankës qendrore të Rusisë.
US ???????? F-35s are participating in and accomplishing enhanced Air Policing across the eastern flank of the @NATO Alliance.
— NATO JFC Naples (@JFC_Naples) February 27, 2022
The new deployments increase the defensive posture of the #NATO Alliance and enhances our ability to operate together.@usairforce pic.twitter.com/C632xxifHx
Ndërsa agresioni hyri në ditën e pestë, ushtria ukrainase tha se forcat ruse kishin ngadalësuar "ritmin e sulmit”.
Ministria britanike e Mbrojtjes, tha të hënën se trupat ruse ndodhen më shumë se 30 kilometra në veri të kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, duke shtuar se “dështimet logjistike dhe rezistenca e palëkundur ukrainase vazhdojnë të pengojnë përparimin e forcave ruse”.
Kjo përputhej me vlerësimin e një zyrtari të lartë amerikan të mbrojtjes, i cili u tha gazetarëve të dielën se “nuk kemi asnjë tregues se ushtria ruse ka marrë kontrollin e ndonjë qyteti".
Trupave ruse së shpejti mund t'u bashkohen forcat nga Bjellorusia, aleatja e Rusisë, sipas zyrtarëve amerikanë që folën me disa media.
Beteja në Ukrainë vijon qytet më qytet, teksa numri i të vrarëve rritet. Për herë të parë është pranuar edhe nga Ministria e mbrojtjes ruse të dielën se ka ushtarë rusë të vrarë, por nuk është dhënë një numër.