Ambasadori rus në OKB: Ne po përpiqemi t'i japim fund kësaj lufte, përgjegjëse Ukraina

Ambasadori rus në OKB: Ne po përpiqemi t'i japim fund kësaj

“Ukraina është përgjegjëse për krizën aktuale”, ka thënë Vassily Nebenzia, ambasadori i Rusisë në OKB.

Duke folur në Mbledhjen e Asamblesë së OKB-së, Nebenzia tha: Rrënja e krizës aktuale qëndron në veprimet e vetë Ukrainës. Për shumë vite ajo sabotoi dhe shpërfilli detyrimet e saj të drejtpërdrejta sipas paketës së masave të Minskut.

Ai tha se Ukraina nuk kishte qenë e gatshme të angazhohej në dialog dhe t'i jepte status të veçantë Donbasit.

Më tej ai theksoi se veprimet ruse po pengohen, ndërsa shtoi se armiqësia mes dy vendeve nuk nisi nga Rusia por nga Ukraina.

"Rusia po kërkon t'i japë fund kësaj lufte."- përfundoi ai fjalën e saj.