Italia 170 mln euro për të forcuar praninë ushtarake në Evropën Lindore, mobilizim total në qiell

Qeveria italiane ka lëvruar 170 milionë euro për të forcuar praninë ushtarake të saj në bazat e NATO-s, në Evropën Lindore.

Pakti i Atlantikut të Veriut po përpiqet të blindojë këtë territor pas zhvillimeve të shpejta e alarmuese që mori situata në Ukrainë.

Ministri italian i Mbrojtjes, Lorenzo Guerini ka informuar se Italia forcon flotën e saj Eurofighter në bazën Gioia del Colle, në Puglia.

Kjo bazë e NATO-s është dhe ka qenë një pikë strategjike e rëndësishme në misionet e NATO-s dhe pikënisja e forcave të Koalicionit të Atlantikut të Veriut gjatë misionit të 1999 në Kosovë.

Gjatë orëve të fundit nga kjo bazë janë nisur tetë avionë ushtarakë drejt bazës rumune Mihail Kogalniceanu, në afërsi të Kostancës e përgjatë një kufiri çdo çast e më i nxehtë nga sulmi rus në Ukrainë.

Ndërsa janë orë të ethshme në pritje të negociatave mes Putin e Zelinskyt, forcat ajrore të NATO-s kanë fuqizuar praninë e tyre në qiellin e Evropës Lindore.

Prej mëngjesit të sotëm avioni i modelit Boeing E-3A i NATO (LX-N90450) patrullon Poloninë Lindore e një tjetër avion Il Boeing E-3A ( LX-N90452 ka kryer një misioni vëzhgues në kufirin polako-ukrainas.

Ndërkohë pesë avionë të tjerë furnizues karburanti, fluturojnë momentalisht në orbitën e Evropës Lindore.

* RAF Airbus KC.2 ( ZZ330) ndodhet i pozicionuar mbi Poloninë Perëndimore

* NATO Airbus A330MRTT (T-058) mbi të gjithë territorin polak

* NATO Airbus A330MRTT (T-058) mbi Polonnë Jugore

 * USAF Boeing KC-135R (63-8887) mbi Poloninë qendrore 

 * USAF McDonnell Douglas KC-10A (reg. 85-0032 i pocizionuar mbi Rumaninë

Mobilizim i forcave të NATO-s është verifikuar dhe në territorin përreth ishullit të Kretës ku mëngjesin e sotëm është në lëvizje flota ajrore e përbërë nga;

* USN Boeing P-8A

* USN Lockheed EP-3E (160764)

* RAF Boeing P-8A (ZP801)

* Hellenic Air Force Embraer EMB-145 AEË&C (729)

Ndërsa avion Boeing RC-135U i USAIF, prej mëngjesit të sotëm po mbikëqyr brigjet e Tripolit në Libi.

Italia 170 mln euro për të forcuar praninë ushtarake në

Italia 170 mln euro për të forcuar praninë ushtarake në

Italia 170 mln euro për të forcuar praninë ushtarake në